19 vjeçari dhe kushërira e tij arrestohen ne Rinas, ja cfare u gjeten brenda ne cante kur policia i kontrolloi

0
49

Një i ri 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Rinas dhe kushërira e tij 31 vjeçe është proceduar penalisht. Nga kontrolli që u është bërë çantave të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti të dyshuara të falsifikuara.




Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:




“Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushërira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.”




Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here