2 tërmetet që ‘çuditën sizmiologët’, Profesori i njohur i panikosur, lëkundja një paralajmërim? Ua zot na ruaj –

0
34


Mëngjesi i sotëm tronditi jo pak Greqinë ku një lëkundje 5.8 e shkallës rihter shkundi banesat dhe la pas një të vdekur dhe disa të plagosur.

Profesori grek i Gjeodinamikës Efthymis Lekkas ka deklaruar se tërmeti i mëngjesit të sotëm në Kretë ishte një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk pritej të ndodhte

Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

“Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qendrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, tha ai.

Mirëpo  një javë më parë edhe Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 2.7 i shkallës rihter dhe për të sizmiologët thanë se nuk pritej.

Duke folur për ABC një javë më parë, sizmologu Edmond Dushi tha se kjo ishte një rastësi e jashtëzakonshme.

“Jemi të surprizuar, ka një rastësi të jashtëzakonshme, por nuk ka lidhje me kuptimin fizik apo shkencor, është thjeshtë një rastësi. Zonat janë krejt të ndryshme dhe në aspektin tektonik janë të ndryshme. Ajo është zona e Durrësit ka tjetër sjellje, kjo është zona tjetër”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here