A mendon dhe ti Aurela Gaçe se…? –

0
19


Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka ndarë me publikun albumin “ZaNIN”, i cili përbëhet nga 5 këngë të shoqëruara me videoklipe.

Aurela Gaçe ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren për punën.

“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para , prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN“”- ka shkruar Aurela krah postimit.

Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës. Ai ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj. Megjithatë nënvizon se ky është një perciptim i vogël nga ajo pak që ka dëgjuar.

“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkruan ai.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here