“Ajo erdhi në lokal, ai e nxorri prej flokësh jashtë, e tërhoqi zvarrë dhe filloi të…”. Detaje drithëruese, shkodrani iku dhe kur u rikthye….

0
951


Kanë dalë në dritë detaje tejet të forta lidhur me plagosjen e vajzës në Vlorë nga një djalë nga Shkodra.

I riu ka qenë duke konsumuar kafe brenda lokalit, kur atje ka shkuar e reja. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal që më pas ka degraduar në përfundimin e dhunës. Dëshmitarët kanë treguar në Polici se djali e ka tërhequr vajzë zvarrë për disa metra. Më pas kanë ndërhyrë disa nga personat që ishin në lokal dhe ai ka dalë jashtë. I riu është rikthyer për disa minuta dhe e ka qëlluar me armë zjarri të renë, ndërsa brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur.

Ai është arrestuar nga Policia ndërsa pritet që të bëhet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në ngjarjen e rëndë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here