Bie avioni, humbin jetën të gjithë personat në bord

0
43


Tre persona kanë humbur jetën në SHBA pas rrëzimit të një avioni të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Virxhinias Perëndimore, ku pas rrëzimit të avionit kanë humbur jetën 3 personat që ndodheshin në bord.

Sipas mediave të huaja, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites.

Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.

Ndërkohë që trupat u gjetën brenda avionit.

Policia e shtetit identifikoi personat e pajetë si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Ëesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here