Brataj zbulon planin e qeverisë, ja cfare do te ndodhe ne muajt ne vijim

0
477

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një interviste të dhënë për News 24, zbuloi skenarët që pritet të ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me përhapjen e pandemisë së Covid-19 në muajt në vijim.

Brataj nuk e mohoi skenarin për hapjen e spitaleve të rinj, ku pas Covid 1 dhe 3 mund të hapet dhe Covid 4, ose mund të vihen në shërbim të pacientëve Covid edhe spitalet rajonalë. Sipas mjekut kjo do të ndodhë në varësi të rritjes së infektimeve dhe nevojave për shtretër në spitale.

“Sigurisht nëse burimet në shtretër që ne kemi aktualisht janë drejt ezaurimit, ne kemi skenarët e tjerë për përballimin e pandemisë që konsistojnë dhe në hapjen hapjen e spitaleve të tjerë. Pas Covid 1 dhe 3 mund të hapet 4-a ose spitalet rajonale, gjithçka në varësi të situatës”, tha Brataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here