Do ndodhë në fund të muajit nëntor –

0
30


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka bërë me dije gjatë konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti se në fund të muajit nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

“Sot së bashku me kemi shtruar për diskutim tema të rëndësishme mes dy qeverive, mund të them se jemi vërtetë të motivuar plotësisht të angazhuar bashkarisht. Këto marrëdhënie të shkojmë në një nivel tjetër, të gjithë do të zbatohen, ashtu si dhe të tjera cështje, sot kemi dakortësuar për vendosjen e një personi kyç si koordinator i kësaj përpjekje të përbashkët. Do të jetë i lidhur me zyrat tona, ka dhe pasaportën tonë, i cili gëzon besimin e plotë të të dyve ne, do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Unë bashkë me delegacionit, jemi këtu, kjo është vizita e parë jashtë vendit. Kjo është një mundësi për qytetarët që ta prekin jetën e përditshme realizimin konkret të të gjitha këtyre angazhimeve. Ramë dakord që në javën e fundit të nëntorit do të mbajmë mbledhjen e dy qeverive në Durrës”, tha Rama.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here