E pa degjuar/ Shkollat e mesme në Afganistan hapen vetëm për…

0
337

Teksa shkollat e mesme kanë nisur mësimin, talebanët në Afganistan kanë lejuar që vetëm djemtë dhe mësuesit meshkuj të rikthehen në klasa, duke ndaluar përkohësisht që vajzat të marrin pjesë. Megjithatë një zëdhënës tha për BBC se së shpejti kanë në plan të hapen shkollat e vajzave. Nga ana tjetër vendimi ka shkaktuar polemika, pasi qytetarët i tremben një rikthimi të mundshëm të sundimit të ashpër të viteve 1990, kohë kur ekzistonte një ndalim i ngjashëm për shkollimin e vajzave. Në fillim të kësaj jave, talebanët njoftuan se gratë do të lejohen të studiojnë në universitete. “Unë jam shumë e shqetësuar për të ardhmen time,” tha një nxënëse afgane, e cila kishte shpresuar të bëhej avokate. “Gjithçka duket shumë e errët. Çdo ditë zgjohem dhe pyes veten pse jam gjallë? A duhet të qëndroj në shtëpi dhe të pres që dikush të trokasë në derë dhe të më kërkojë të martohem? Ky është qëllimi i të qenit grua?- shtoi një tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here