E rëndë në Durrës/ Shpërthen bombola e gazit në një lokal, plagoset pronari dhe…

0
256

Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia ka njoftuar se se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B. Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur vetë pronari i lokalit dhe një kliente e cila ndodhej në lokal.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacione paraprake
Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B. Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here