Efektivët e policisë largohen “duarbosh”, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë

0
18


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë dhe nuk kanë mundur dot ta ndalojnë.

Forca të shumta policie dhe media u mblodhën rreth banesës teksa uniformat blu pasi u larguan nuk dhanë prononcim për mediat.

Sot zyrtarisht Llalla është i dënuar me 2 vite heqje lirie dhe konfiskim pasurie për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Ndërkohë kohët e fundit duket se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Policia do të vijojë të kërkojë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here