Humba shoqen time me te mire, duke u dridhur flet kengetarja shqiptare, ja ca ndodhi ne qytet kur mori flake spitali

0
39

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Tetovën, ku u shkrumbua spitali i COVID dhe fatkeqësisht humbën jetën 14 qytetarë.




Së fundmi, këngëtarja nga Tetova, Elita Ziberi ka rrëfyer për “Breaking” tmerrin që përjetuar qytetarët ku spitali u dogj.




“Ishte një tm.err, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë pe.rsona të vde.kur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gji.thçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë dje.gur. Ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam sho.kuar, nuk e di…”, tha Ziberi.




Po ashtu, ajo ka rrëfyer se njëra nga vikti.mat ishte mikja e saj, 29-vjeçarja e cila ka qenë në spital për t’i qëndruar pranë nënës së saj të prekur nga Co.vid-19. Ajo është shprehur se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, pasi gjithçka është shkrumbuar.




“Nuk mund të mbaj edhe orën e mësimit ashtu siç duhet jam duke u dridhur, nuk e di, shumë e vështirë. Një shoqe që kam pasur kishte vdekur me nënën e vet aty. Të kenë durim të githë tetovarët”, theksoi ajo.




Maqedonia e Veriut ka vendosur të shpallë tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë së ndodhur një natë më parë në spitalin e Tetovës, ku mbetën të vdekur 14 pacientë.




Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë të publikojnë informacione të pakonfirmuara.

Ajo theksoi se familjet e 14 viktimave do të ndihmohen ekonomikisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here