I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne –

0
44


Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka qenë sot e pranishme në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur me sipmatizantët e partisë Demokratike në Vlorë.

Në fjalën e saj ajo tha se në të ardhmen me zgjedhjen e kryetarit të ri do të kishte një punë voluminoze për të përfshirë elementë të partisë Republikane amerikane në partinë Demokratike. Më tej Kokalari tha se Bashës i kishin mbetur vetëm logoja, dhe vula e kryetarit të PD së bashku me personat që i rrinë rrotull, duke përmendur edhe deptueten Grida Duma.

Evi Kokalari

Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë re se populli është shumë i varfër. Berisha dueht të reformojë PD-në. Momentalisht më ka bërë përshtypje që Lul Basha sesi ka lirinë që të bëjë deputete Grida Dumën e të tjera që i rrinë afër. Bashës i ka ngelur vetëm logo dhe vula sepse tjerët janë këtu me ne.

Berisha nuk ka nevojë të shpjegojë pafajësinë e tij. E vetmja gjë që duhet bërë është që secili nga ju dueht të frmos për tu mbledhur kuvendi. Ju premtoj vetëm një gjë ndihmën e shqiptarëve të SHBA do e keni, ndihmën time do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri do fillojë një punë intensive për të punuar me partinë Republikane në SHBA.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here