Ish-deputeti befason me vendimin, heq dorë nga shpërblimi 25 milionë lekë dhe zbulon arsyen që na preku të gjithëve –

0
388


Ish-deputeti Erion Piciri ka befasuar me vendimin e marrë, duke hequr dorë nga shpërblimi prej 25 milionë lekësh, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Piciri kërkon që këto para t’i mbeten buxhetit të shtetit, me shpresën se do përdoren në dobi të njerëzve në nevojë.

“Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here