Janë prishur interesa, ja personat që… –

0
26


Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër për hapjen e hetimeve për ounësim elektoral në bashkinë e Vaut të Dejës, pas akuzave të Partisë Demokratike, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Kryebashkiakut Mark Babani, i cili në një prononcim për faxnews, akuzon drejtëpërsëdrejti Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi dhe ish-kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës si personat që kanë gënjyer për të.

“Të gjitha këto për mua janë shpifje politike. Filluan me historitë e vjetëra. Një grup i madh kriminal që sot janë në parlament, ish kryetar bashkie kanë forcë me bo gjithckka. Kanë pas forcë me bo emrin tim të burgosur kur nuk është e vërtetë. Askush nuk mban përgjejgësi. Kanë djegur vitat dhe sot janë jashtë. Kanë 100 çështje të hapura. Djali i ish-kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Absolutisht nuk ka asnjë punësim para 25 prillit. Flisni dhe me shefin e burimeve njerzore. Të gjitha këta janë gënjeshtra. Grupi kriminal në Bashkinë e Vaut të Dejës ka humbur shumë terren. Bashkia po kthehet në normalitet. Populli e di. Kam shumë të punësuar njerëz që kanë qen pjesë e atyre që kanë djegur votat. Absolutisht e kam rrugën e lirë për hetime se janë bërë 100 enoncime. Çdo gjë është në prokurori. Ka gënjy Gazment Bardhi bashkë me ish-kryetarin. Akuzojnë pa pikë turpi. Shkojnë djegin policinë brenda dhe nuk dënohet as1. Çdo ditë kam një dosje të re. Krimi ka pas arrit kulmin në bashkinë tonë. E di që mund të jenë prish interesa të shumë personave për mu. Jam një nga administratorët më model të asaj zone. Kam 25 vite që administroj. S’kanë shanc për me më akuzu mu se kam heq një punëtor për të punësuar një tjetër për vota. Për të marrë vota kanë ngatërru vëllain me vëllain. Kanë bërë cdo lloj poshtërësie. Mark Marku nuk i ka shku kujt për vota si ata. Unë jam model tjetër nuk jam grup kriminal. Jam këtu për të shkrirë atë grup kriminal”, deklaroi Babani.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here