Kapet 18-vjeçari në Golem, shakaja pa kripë me banorët

0
38


”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”!

Ka përfunduar keq një “shaka pa kripë” e një 18-vjeçari në Golem të Kavajës.

Ky i ri gjatë ditës së djeshme ka alarmuar me një altoparlant banorët e Golemit duke u bërë thirrje për të dalë jashtë pasi po binte tërmet 8 ballë.

Ngjarja e pazakontë dhe frika e paniku i ngjallur tek banorët, ka bërë që policia t’i vërë prangat 18-vjeçarit G.A.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj të riut janë marrë masa.

Ndaj tij u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here