Kërrcet grushti në emisionin e Arditit. “Do ta mbys me këto duar…” (Video)

0
1097

Alketa ka ardhur nga Greqia në emisionin “Shihemi në Gjyq” ku kërkon drejtësi për vëllain e saj, i cili vuan dënimin në Greqi për vjedhje. Edliri, i cili është personi që ka tentuar të vjedhë në guroren në Sarandë, ka pranuar se ka gabuar kur ka përmendur emrin e vëllait të saj.

Debatet mes tyre ishin me tone shumë të larta, ku Alketa vazhdimisht ka përdor tone fyese dhe madje e ka kërcënuar Edlirin. Alketa kërkon drejtësi për vëllain e saj, sepse akuza e padrejtë po iu shkatërron familjen.

Alketa: Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim? Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem Alketa. Ti nuk ke shkuar për të vjedhur atje? Edlir: Nuk kam shkuar, unë thjesht kam kaluar atje. Ata pandehën se unë shkova për të vjedhur dhe më gjuajtën me armë. Eni Çobani: Ti thua që unë kam qenë i pavetëdijshëm. Ti thua që kam 40 gëzhoja akoma në trup. Fat i madh që je akoma në jetë, sepse me 40 gëzhoja nuk e di nëse një njeri mund të jetojë.

Alketa: Po atë mendje ka ai dhe 40 ditë mos ta zinin, njeri i poshtër. Eni Çobani: Në këto kushte ti ke thënë emrin e Florianit dhe ke thënë edhe një emër tjetër? Edlir: E vërtetë!

Eni Çobani: Ky emri tjetër, nuk figuron në asnjë lloj gjykimi, përveç në një deklarimin tënd fillestar. Dhe unë dua të di, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, çfarë ka bërë me këtë emër? Pse nuk është futur në hetim? Pse nuk është dënuar nga gjykata? Ky është një problem shumë i madh jo etëm i juaji, i drejtësisë, ligjit, prokurorit dhe i gjykatës. Janë të gjithë këtu të përfshirë, jo vetëm ju.

Edlir: Mua kur më plagosën ata, që më çuan në spital dhe kam ndjenjur 4 ditë në spital. Ata erdhën më pyesnin dhe unë nuk isha në gjendje që t’i ndaja gjërat me kë isha dhe me kë nuk isha. Alketa: Si ore nuk ishe në gjendje ti? Emrin e vëllait tim e mbaje mend ti ore? Edlir: Unë të thashë më erdhi ai në mendje.

Alketa: Pse s’të erdhi emri i vëllait tënd? Edlir: Po nuk më erdhi se po të më kishte ardhur, do i kisha thënë dhe për vëllain tim. Do i kisha thënë dhe për ty po të më kishe ardhur si ide. Me atë kisha jetuar më shumë, kishim ngrënë bukë bashkë dhe ai më erdhi, nuk e bëra me qëllim.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here