“Kishte shkuar si studente”. Policia jep Njoftimin zyrtar mbi ngjarjen e rëndë, Ja kush është autori nga Shkodra që tmerroi një qytet të tërë, me vete kishte…

0
980

Policia ka dalë pak më parë me njoftimin zyrtar ku ka zbuluar detaje të reja mbi plagosjen e 20-vjeçares në Vlorë.

Sipas informacioneve të policisë shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër ka plagosur me armë zjarri shtetasen K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.





Vlorë

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.





Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.





Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.





Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.





Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.





Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here