LAJM I FUNDIT/ Dënohet me burg drejtori i kadastrës –

0
49


Një vit e gjysmë burg është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot ish-kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, ndërsa  SPAK kishte kërkuar 3 vite burg.

Vendimi me burg është dhënë edhe për Xhekisa Toto, me një vit e 4 muaj, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn, ndërsa për këtë të fundit SPAK kërkoi 2 vite burg.

Hetimet për kreun e Kadastrës zgjatën  9 muaj dhe sipas prokurorisë, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here