Lajm i tmerrshëm/ Gjenden 41 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik

0
441

41 emigrantë u gjetën sot në një kamion frigoriferik në Greqi, për fat të mirë në gjëndje të mirë shëndetësore. Policia ndaloi kamionin për një kontroll rutinë, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi.

Pasi u gjetën emigrantët brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe emigrantët u dërguan për identifikim në stacionin e afërt të policisë.

Mësohet se emigrantët në kamion kanë qenë me origjinë afgane, dhe donin të shkonin drejt vendeve të Europës perëndimore.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here