Lajmi fundit/ Policia ‘skandalizohet’ nga ajo që sheh, publikon videon e rëndë, ja çfarë ndodhi gjatë Natës –

0
41


Policia Rrugore e Tiranës  vijon kontrollin me radar, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

10 drejtuesve mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, u është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj.

Gjithashtu mësohet se të njëjtëve drejtues mjetesh u janë vendosur masa administrative nga 7.000  deri në 20.000 lekë të rinj. 18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj janë vendosur edhe për drejtues që udhëtonin me shpejtësi mbi normat e lejuara nga 118 km/h deri në 127 km/h .

8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l u është pezulluar leja e drejtimit si pasojë e kontrolleve në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj u janë vendosur drejtuesve të mjeteve për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pas kontrolleve në Tiranë.

Njoftimi i policisë në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës  vijon kontrollin me radar, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.  Si rezultat i kontrollit permanent, me lëvizje në shumë pika ku dhe rreziku është më i madh si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj dhe masë administrative nga 7.000  deri në 20.000 lekë të rinj. 18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 118 km/h deri në 127 km/h .

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l. Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.  Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

https://youtu.be/YAIFP6P09Lc

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here