Lëviz me makinë luksoze mbi 400 mijë euro/ Përgjigjet Rama: E kam marrë me qera, i ishte vjetërsuar Lincolni

0
660

Pas lajmit që bëri xhiron e rrjetit, në lidhje me makinën luksoze me të cilën lëviz së fundi kryeministri Edi Rama ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria. Qeveria sqaron përmes zyrës së komunikimit se mjeti luksoz GMC me të cilin lëviz Edi Rama se nuk është blerë me fonde publike.

Sipas sqarimit që qeveria i ka dhënë gazetares Esiona Konomi, automjeti është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari. Ndërkohë, duke iu referuar sqarimit thuhet se mjeti me të cilin lëvizte më herët Rama ishte vjetëruar për shkak të numrit të madh të kilometrave.

PËRGJIGJIA E PLOTË E QEVERISË:

Automjeti ne fjale eshte ne pronesi te nje subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka nje kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushen e shitjes dhe dhenies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te vecanta sigurie.
Ai eshte marre pasi automjeti i meparshem ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here