Lulzim Basha i jep pergjigjen e forte Sali Berishes pas atyre qe ai tha per te

0
638






Ditën e sotme, Basha komentoi mbledhjen madhështorë të demokratëve që Sali Berisha bëri pasditen e djeshme, ku ishin prezentë deputetë aktualë të PD si Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi ish-presidenti Bujar Bishani, e shumë demokratë të tjerë të njohur. Berisha pret të rikthejë referendumin në Kuvend në mënyrë që të mund të shkarkojë Bashën.





Teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Basha tha se nuk ka kthim pas. “Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, të së nesërmes, Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne, së bashku me të gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”-deklaroi Basha ndër të tjera.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here