Mbyllen me zinxhir dhe… –

0
24


Aleanca për Teatrin Kombëtar ka depozituar kërkesë në Kontrollin e Lartë Shtetëror, që të depozitohet kërkesë ndaj SPAK për sekuestrimin e truallit ku ka qenë i ndërtuar teatri i vjetër.

Aleanca Për Teatrin

Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion shtetëror ku ne na hapen dyert dhe na lejohet të shprehim kërkesat. Ndryshe nga ajo cfarë ndodhi në Institucionin e ministrisë së Drejtësisë ku na përplasen dyert, mbyllen me zinxhir dhe na del policia. Nga ana tjetër vijmë në KLSH për kërkesë që të sekuestrohet trualli i Teatrit Kombetar aty ku ka qenë. Pse e kërkojmë pranë KLSH? Sepse pas një investigimi të gjatë të bërë ka identifikuar që të dy VKM-të miratuara për zonat e mbrojtura janë në kundërshtim me ligjin.

KLSH a referuar një kallëzim në prokurorinë e Tiranës dhe kjo e fundit e ka deleguar në SPAK. Përveç kallëzimeve nga ne dhe PD është edhe kallëzimi nga KLSH. Nga denocnimi i bërë kanë vënë re se janë shkelur rëndë ligjet për trashëgiminë kulturore dhe në kundërshtim me cdo dispozitë ligjore, janë evidentuar se përbëjnë vepër penale. Kemi kërkuar vënien e sekuestros mbi truallin.

Kërkesa e fundit është bërë në shkurt dhe në kundërtshtim me ligjin nuk kemi marrë asnjë përgjigjie nga struktura e posaçme anti-korrupsion. Nuk kemi përgjigjie se përse dosja nuk shkon në Gjykatën e Posaçme. Nisur nga këto kushte kur SPAK nuk na jep përgjigjie, erdhëm këtu që këtë kërkesë ta bëjë Kontrolli i Lartë Shtetëror. Vetë Gjykata Kushtetuese ka arguementuar se Teatri Kombëtar nuk dueht të prishej. Ne jemi para kushteve që vetë KLSH duhet të kërkojë para SPAK-ut sekuestrimin e këtyre objekteve.

“Teatri duhet të ndërtohet aty ku ishte. Pronën publike ata e trajtojnë si pronë private. Mafia është kundër pronës publike, ata që mbështesin këtë gjë janë të shitur tek mafia. Këta janë kupola, ne nuk mbrojmë asnjë kupolë as majtas as djathtas, ne luftën tonë do ta vazhdojmë që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe sic ishte”, tha Budina.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here