Motori i varkes i mori flake, ja se si u zbulua qe Pecorelli qe u supozua i vd.ekur ne Puke ishte gjalle

0
378

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me biznesmenin Davide Pecorelli, për të cilin ditën e djeshme u mësua se është gjallë. Pra ai nuk vdiq i vrarë në makinën e djegur në Pukë, siç u raportua në fillim janara të këtij viti. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh.

Ditën e sotme mediat italiane bëjnë me dije se Pecorelli u zbulua nga një tërheqje parash që bëri me kartën e kreditit në një bankë në Romë, ku për herë të parë karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua më 12 shtator. Mesa duket biznesmeni kishte në plan të niste një jetë të dytë duke ndryshuar edhe identitetin, por fakti që ka ngelur pa para e ka çuar atë drejt zbulimit.

Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio. Të premten pasdite në brigjet e Giglio, Pecorelli u gjend në vështirësi: deti ishte i trazuar dhe motori i gomones i mori flakë, ndaj dhe u detyrua të kërkonte ndihmë.

Dëshmitari i parë që e pa, e njohu dhe lajmëroi menjëherë policinë dhe më pas ai u shpëtua nga ushtarët e vendosur në ishull. Biznesmeni Pecorelli është marrë në pyetje nga autoritetet dhe pritet që nesër të dalë para prokurorëve të Perugia-s.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here