Mrekullitë ekzistojnë/ Aksidenti i frikshëm ku mbeti i bllokuar shoferi, Zbulohet çfarë ndodhi pas 4 orësh, lajmi i mirë –

0
35


Mbrëmjen e djeshme pas 4 orësh punë nga ekipet e zjarrfikësve, më në fund u nxorr gjallë drejtuesi i kamionit që ra në kanal.

Mjeti i cili drejtohej prej tij përfundoi përmbys në anë të rrugës, ndërkohë që vetë Pire mbeti i bllokuar pas deformimit të kabinës.

Pas orësh të tëra pune të ekipeve të zjarrfikësve, Pire për fat të mirë u arrit të nxirrej i gjallë nga mjeti i shtypur.

Mësohet se shoferi  është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për tu mjekuar. Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem dhe duke komunikuar me forcat e shpëtimit.

Lajmi ka gëzuar familjarët e tij, të cilët pritën me orë të tëra për të mësuar fatin e Pires.

Dyshohet se errësira e madhe në rrugë është bërë shkak për aksidentin, që fatmirësisht rezuloi pa viktima.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here