“Ndërmerr veprime reale ndaj…”. Ambasadorja Yuri Kim ‘shuplakë qeverisë’, del me ultimatumin e prerë

    0
    23

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur takimin që ka mbajtur pak më parë me zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj.




    “Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit. Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.




    Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.




    Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan Kim në postimin e saj. /korrieri

    Leave A Reply

    Please enter your comment!
    Please enter your name here