Ndodh në Shkodër/ Qytetarët dalin në protestë dhe denoncojnë skandalin, thirrje urgjente Voltana Ademit, paralajmërojnë se do…

0
30


Një protest është duke u zhvilluar në Shkodër nga banorërt e fshatit Bardhaj të cilët kundërshtojnë projektin që ka nisur një firmë në rrugën pranë zonës së tyre.

Banorët kërkojnë të ndërhyhet dhe të ketë një rrugë me parametra europiane të infrastrukturës, përndryshe do të bllokonin rrugën kombëtare në mënyrë që kërkesa e tyre të merrej parasysh.

DEKLARATA E BANORËVE:

‘Një muaj ka qënë rruga e bllokuar. Ju lutemi që të na e bëjnë një rrugë për te kalu, se nuk po kalojmë dot, na e kanë bllokuar.’

‘Sot banorët kanë konstatuar se është bërë një ndryshim projekti, kjo është duke u bërë një rrugë në kushte emergjente, ne kemi berë një marrëveshje me bashkinë e qytetit për të pasur një rrugë me standarte. Nuk është paragjykim, se ne masim bordurat, kemi një marrëveshje, asnjë prej tyre nuk është respektuar. Kërkojmë nha firma që të na e sjellin një projekt, një tabelë që të shohim se cfarë po bëhet.

‘Nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë anulluar punimet dhe nuk kanë bërë gjë tjetër për të bërë rehabilitimin e rrugës. Është gjynah që ky fond të jepet për një rrugë kaq të vogël. Të bëhet rruga e duhur me parametrat europiane nëse e din kto sesi janë andej.’

‘Voltana Ademi duhet të na ndihmojë se jemi ndër fshatrat më të mëdhenj. Nëse nuk merret parasysh kërkesa jonë, do mbyllim rrugën komplet madje do bllokojm edhe rrugën kombëtare. Nuk kena lyp asnjë gjë tjetër.’

‘Ky investim më duket më shumë si diskriminim. I kanë të gjitha mundësitë për ta bërë rrugën me standartet më të mira. Por nuk e dimë a nuk don firma a nuk don bashkia ne nuk e dimë. Jemi fshati më i diskriminum. Kjo zonë i kalon 10 mijë banorë.’

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here