Vellai Fabio Dushkut erdhi posacerisht nga Greqia per te mar peng Kozakun, ja gjithe historia

0
642

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme Daniel Dushkun i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë rrë mbyen dje reperin e njohur Kozak Braci. Daniel Dushku është vëllai i Fabio Dushkut dhe ka dyshime se ka qenë ky i fundit ai që ka porositur këtë rr ëmbim me ar më në Tiranë pas ofendimeve dhe sharjeve që kishin patur në rrjetet sociale.

Daniel Dushku kishte mbërritur nga Greqia në Tiranë, për të marrë p eng Braçin pas këtyre sharjeve.

Por kush është Fabio Dushku i cili vuan tre dënime me burg të përjetshëm në Koridhalos, Greqi?

Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vr asje dhe pl agosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me b urgim të përjetshëm.

Në lidhje me këto ngjarje ai ka rrëfyer se është arrestuar pa fakte dhe pa asnjë lloj prove, pa u gjetur asnjë armë kr imi dhe pa ADN. “Unë për çdo akuzë për veprat penale që kam kryer i kam pranuar vet ashtu siç ka ndodhur dhe pa u trembur”, ka rrëfyer Dushku.

Ai aku zohet edhe si pjesëmarrës i disa organizatave te rro riste në Greqi, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”, diçka të cilën e ka pranuar. Shqiptari është një fans i arm ëve dhe makinave të shtrenjta. I riu duket i apasionuar për të krijuar miqësira virtuale, ndërsa i pëlqejnë edhe këngët greke.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here