Ngjarje e rende/ 30-vjeçari rrëfen tmerrin: Më morën peng 10 persona, njëri më

0
677

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rreth orës 20:00, ku një djalë rreth 30-vjeç ka mbërritur në një nga komisariatet e kryeqytetit i gjakosur në fytyrë, për të bërë një denoncim. Fax raporton se ai ka rrëfyer para efektivëve të policisë se është dhunuar në vendin e punës, një biznes që ndodhet në Tiranë në pronësi të bashkëshortit të motrës së tij. Në dëshminë e tij i riu rrëfen se disa persona të armatosur e kanë futur në makinë dhe e kanë goditur. Ai shton se ngjarja ka ndodhur pranë biznesit të kunatit të tij ku edhe punonte, ndërsa dyshon se personat në fjalë kanë mbërritur në biznesin e kunatit të tij për të vendosur gjobë.

“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”- mësohet të ketë thënë ai. Më pas ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here