Ngjarje e rëndë/ Kërcënohet ish-deputeti i PS

0
460

Ish-deputeti i PS-së dhe kompozitori Limos Dizdari, në një intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se është kërcënuar.

Dizdari thekson se duan t’ja marrin godinën në Ksamil, duke shtuar se agresorët me siguri që kanë mbështetje politike.

“Kam 23 vjet që jetoj në të njëjtën godinë. Nuk jemi këtu për të pritur vdekjen. Duan të më marrin godinën në Ksamil. OSHEE ka ndaluar dritat e Ujësjellësi më ka prerë ujin. Agresorët mund të kenë mbështetje politike. Nuk po ikin shqiptarët, por po i përzënë në mënyrë të llahtahshme. E, këtë këngë e drejton kryeministri ynë, e ka mbështetje ndërkombëtare për këtë punë. I kemi çuar letër kryeministrit dhe njerëzve me poste të larta e nuk na kanë kthyer përgjigje.

Edhe Gramoz Ruçi nuk kthen përgjigje, ai nuk e bëri punën. Vajzat e mia i kanë çuar letër Ramës e nuk na ka kthyer përgjigje. Më ka kapur një trishtim shumë i madh dhe të vras mendjen sesi të ushqej celularin me energji, si të bëj një çaj, nuk kam ujë të laj kokën, pa lë të ulem e të vijoj krijimtarinë time. Ministrja e Kulturës shkon në Butrint, te ata ndërtime pa leje, te e padrejta. Këta nuk janë PS, është uzurpuar nga një bandë, që s’ka lidhje me idealet socialiste”, deklaron Dizdari.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here