Pamje të tmerrshme: Nxjerr automatikun në dritaren e makinës dhe qëllon me breshëri njerëzit

0
800

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur së fundmi në Filadelfia, SHBA ku ka mbetur i vdekur një 26-vjeçar dhe pesë persona mbetën të plagosur. Në pamjet e publikuara në media mund të shihet një makinë në ngjyrë gri e cila i afrohet një grupi njerëzish që qëndrojnë në trotuar. Ndërsa makina afrohet pranë kalimtarëve dhe dikush hap xhamin e pasmë duke nxjerrë prej aty një automatik dhe qëllon me breshëri ndaj tyre. Njerëzit shpërndahen menjëherë dhe rrëzohen në dysheme, duke u përpjekur të mbrohen nga plumbat. Ndërsa makina në ngjyrë gri largohet e qetë nga vendi i ngjarjes.




Policia e Filadelfias iu përgjigj raportimeve për të shtënat dhe gjeti gjashtë persona të plagosur, të moshës 19 deri në 28 vjeç, të cilët u transportuan në Qendrën Mjekësore të Ajnshtajnit. Një 26-vjeçar u plagos aq rëndë me plagë me armë në gjoks, saqë vdiq në spital. Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e viktimës. Autori i këtij sulmi ka qëlluar të paktën 24 herë nga arma që mbante në makinë. Një shpërblim prej 20,000 dollarësh është vendosur nga autoritetet për njerëzit që mund të japin informacion në lidhje me rastin.




LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here