Po e them për herë të parë, do ta… –

0
35


Ish-deputeti Myslim Murrizi ka dalë me një deklaratë bombë teksa ka paralajmëruar kreun e SPAK Arben Kraja se do t’i nxjerrë videon e vjedhjes së vilës.

Arben Kraja ka mohuar lajmet që vila e tij ka rënë pre e hajdutëve, por Myslim Murrizi deklroi në “Ora News” se posedon videon dhe do ta publikojë.

“Po e them për herë të parë që kreu i SPAK ka vilë në Lalëz dhe kam videon kur janë futur hajdutët në shtëpi. Videon që ka policia e Durrësit e kam dhe unë. Nuk kam dashur që ta bëj publike sepse nuk dua të merrem me të se ai edhe pak muaj është. Ai duhet të tregojë nëse ka apo jo një vilë në Lalëz, nga e gjeti dhe ku e ka marrë? Policia e mendon se ai është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë. Unë për punë ditësh mund do ta publikoj si video. Ky duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, sa e ka pasur rrogën dhe me çfarë justifikimesh. Ai ka qenë hetues i policisë së komunizmit. Një tre-vjeçar ka mbaruar juridikun në vitet ’97”, u shpreh Murrizi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here