Pyetja EPIKE/ Gazetarja “ia përdor’ kundra, Kryeministri Rama ‘shtanget’ dhe jep përgjigjen që ‘po bën bujë’ –

0
647


Kryeministri Rama ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare dhe gjatë konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti, një prej gazetarëve i ka drejtuar një pyetje interesante.

Zoti Rama më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?

Rama: Meqë mu drejtuat vëllai i madh vëllai i vogël, si vëlla i madh në shtëpi, ka gjithmonë një provblem, që kur i vogli ka një hall thotë më mbështet, kurse kur ti i thua ai thotë jo. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh, aq më pak me Albinin, se nuk ma pranon, për punë debatesh filozofike.

Ballkani i Hapur është hap strategjik që ne të mos ngecim në të shkuarën. Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e Ballkanit Europian, është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për këto lloj tensionesh dhe artificash që vijnë nga e shkuara.

Vëllain dhe fqinjin nuk e zgjedh, me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja, dhe me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte që nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur.

Përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për njohjen e Kosovës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here