Rama e injoronte/ Dritan Leli ‘vesh çizmet’, merr kazmën e lopatën dhe i ‘mbyll’ gojën Kryeministrit –

0
33


Kryebashkiaku Dritan Leli mesa duket i ka vënë vath në vesh kritikat e Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë ‘kazmën e lopatën’ e ka pastruar plehrat.

Leli veç fotove që ndan me ndjekësit e tij, tregon dhe premtimin që i kishte bërë të zotit të shtëpisë, se do të shkonte pranë tij për të pirë edhe kafe turke, në momentin që rruga e fshatit Beshisht do të ishte e përfunduar.

Postimi i Lelit:

E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.

I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.

Jam i kënaqur që punët e tij të përditshme janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here