Rama i tregon Kurtit dhe Osmanit çfarë kanë humbur, emëron këshilltare të tij, ish-zyrtaren kosovare të shkarkuar nga detyra –

0
31


Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, pak muaj më parë shkarkuan nga detyra ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni.

Por karriera e saj duket se tashjmë do të marrë një rrjedhë tjetër, pasi kryeministri Edio Rama e ka emëruar si këshilltare e tij.

Vlora Hyseni ka drejtuar AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here