Shkolla nisi me probleme të vjetra, nxënësit dhe prindërit kundër mësimit me turne

0
27


Këto 3 vajza nga fshati Torovicë edhe këtë vit shkollor do të ndjekim të njëjtin ritual, të njëjta problematika.

Për minuta të tëra rrinë në rrugë në pritje të ndonjë forgoni apo autobusi për të shkuar në shkollën e mesme në Balldre, 14 km larg.

Problem për to është turni i dytë i shkollës pasi furgonit nuk i intereson të udhëtojë për pak nxënës.

Për shkak të turneve, procesi mësimor nuk do të jetë i lehtë për nxënësit e shkollave të mesme në shkollat e bashkuara.

Ato do të jenë të detyruar të vendosin orare të ndryshme, pasi nuk kanë transport të dedikuar vetëm për këtë fëmijë.

Edhe pse shkolla ka nisur, Antoneta Suta përgjegjëse e zyrës vendore të arsimit, thotë se do të mundohet të gjejë zgjidhje për nxënësit që e kanë shkollën larg.

Mësimi me turne do të jetë në 28 shkollat e qarkut të Lezhës.

Edhe 21 nënës të shkollës 9-vjecare në Radhimë, prej dy vitesh duhet të shkojë në Orikum për të zhvilluar mësimin. Problem për prindërit është transporti. Prindrit këkrojnë nga DAR dhe bashkia zgjidhje.

Kryeplaku i fshatit Radhimë, Hyrjet Havari thotë se shqetesimin e ka përcjellë edhe në Njësinë Administrative Orikum, por nuk ka marrë një përgjigje.

Por, kreu i arsimit Vlorë thekson se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këta 21 nxënës. Procesi mësimor në Vlorë këtë vit nisi rreth 900 nxënës më pak.

Ndërkohë në Durrës 13 shkolla, çerdhe dhe kopshte nuk i hapin dyert për nxënësit, pasi Procesi i Rindërtimit ka ecur me ritme të ngadalta.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here