Shokuese/ 11 punonjës të sistemit TIMS bashkëpunëtorë në vrasjen e Hekuran Billës, kanë marrë pjesë në ekzekutime të tjera duke shitur të dhënat tek kokat e krimit

0
24


Skandal i përmasave shokuese, sistemi TIMS në duart e krimit dhe vrasësve me pagesë, mafia ka rekrutuar punonjësit e sistemit në këmbim të pagesave për të dhënë informacion, për hyrje-daljet e personave që duhet të ekzekutohen. Edi Rama, Bled Çuçi dhe Ardi Veliu janë në dijeni. Kanë vendosur në krye të TIMS shikasin nga Lushnja, Eduart Merkaj

Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu kanë dorëzuar sistemin TIMS në duart e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, në duart e vrasësve me pagesë, bosëve të drogës dhe prostitucionit. Sistemi TIMS, një nga format më të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi aty identifikohet çdo hyrje-dalje në Shqipëri. Tashmë, ky sistem ka kaluar në duart e krimit, përmes punonjësve shtetërorë, të cilët kanë akses në sistem. Punonjësit janë rekrutuar kundrejt pagesës nga njerëzit e mafies. Punonjësit që kanë akses në sistemin TIMS, në mënyrë të paligjshme dhe të paautorizuar, hyjnë në sistem, dhe u japin njerëzve të krimit të dhënat për hyrje-daljet, për personat që ata duhet të heqin qafe, përmes ekzekutimit me mënyra të ndryshme.

Punonjësit që kanë akses në sistemin TIMS, tashmë janë një bandë në duart e organizatave kriminale. Ata jo vetëm që po shpërdorojnë detyrën, por kanë bashkëpunuar për kryerjen e disa vrasjeve të bujshme në Shqipëri.

Banda që menaxhon sistemin TIMS, rezulton e implikuar edhe në vrasjen e Hekuran Billës nga hasmit e tij në qershor të vitit 2020, në Tiranë. Në vrasjen e Billës janë implikuar jo pak, por 11 punonjës policie dhe në SHISH, pjesë e grupit të personave që kanë akses në sistemin TIMS. Gjatë hetimeve për të shkuar në gjurmët e vrasësve të Hekuran Billës, prokuroria ka zbuluar, se këta 11 punonjës kishin klikuar emrin e Billës në sistem para se të vritej. Billa u vra sapo u kthye nga Belgjika. Nga e dinin vrasësit se ishte kthyer? Sepse këta punonjës i kanë informuar, duke bashkëpunuar në krim.

Ky është një nga skandalet më të rënda në historinë e pluralizmit të Shqipërisë. ‘Pamfleti’, duke u bazuar në informacione tepër të besueshme dhe të detajuara, ka dhënë prej disa javësh alarmin se sistemi TIMS ka rënë në duart e mafies dhe krimit të organizuar. Në këtë sistem kanë akses punonjës të policisë, prokurorisë dhe SHISH. Sistemi menaxhohet nga Departamenti për Kufirin dhe Emigracionin me në krye Eduart Merkajn. Ky i fundit është një shikas nga Lushnja. Nuk kemi të dhëna deri më tani për implikim ose jo të Eduart Merkaj, por minimalisht, Merkaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të denonconte celulën e krimit të organizuar në prokurori.

I çuditshëm duket edhe fakti se si prokuroria, edhe pse e ka konstatuar këtë skandal të rëndë, nuk i ka ndaluar ende këta 11 punonjës, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Hekuran Billës. Sistemi TIMS, tashmë jo vetëm është shpartalluar, por është kthyer në aleatin më vendimtar për kokat e krimit në Shqipëri, për të eliminuar kundërshtarët e tyre./Pamfleti

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here