Shpërthim i fortë në pallat, merr flakë ndërtesa, raportohet për viktima –

0
11


Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit, njoftuan të enjten zyrtarët e këtij vendi.

Sipas tyre, dhjetëra të tjerë morën plagë të rënda. Departamenti lokal i zjarrit tha se ndërtesa e banimit dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

“Zjarri ishte jashtëzakonisht i egër dhe shkatërroi shumë kate”, thuhet në deklaratë. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje. Ndërtesa ishte rreth 40 vjet e vjetër, me dyqane në katet më të ulëta dhe me apartamente sipër. /Rel/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here