Shqiptari martohet me italianen dhe ndryshon mbiemrin, por e pëson sa shkon në Itali

0
456

Policia italiane ka arrestuar së fundmi një shqiptar i cili kishte hyrë në Itali duke ndryshuar edhe mbiemrin.

Mediat italiane kanë njoftuar se 32-vjeçari shqiptar pasi ishte dëbuar nga Italia, kishte gjetur një mënyrë tjetër për t’u rikthyer sërish duke iu shmangur kontrolleve, sepse kishte fituar mbiemrin e gruas së tij, italianes 28-vjeçare, e cila ishte paguar për t’iu bashkuar në Shqipëri dhe për t’u martuar me të.

Sipas mediave italiane shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë të hynte në territorin italian deri në vitin 2022.

Tani shqiptari do të përballet me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së emigrimit të parregullt, pasi kishte shkelur urdhrin e ndalimit.

Korrikun e kaluar shqiptari u kap pasi duhej të vuante 5 muaj burg për krimet që lidhen me emigracionin e paligjshëm.

Përveç kësaj, hetime të tjera hetimore zbuluan se 32-vjeçari kishte shkelur gjithashtu një urdhër dëbimi nga territori italian që kishte marrë dy vjet më parë nga Prefektura e Bolonjës dhe të cilin e kishte shkelur duke u kthyer në Itali me dokumente false.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here