Skandal/ Bllokon tunelin e Kalimashit, qytetari: Burim aksidenti! Ku është…

0
370

Është i frikshëm bilanci nga aksidentet rrugore në Shqipëri! Ato janë një nga shqetësimet më të mëdha, si pasojë e të cilëve po humbin jetën shumë persona. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, përfshirë mungesën e sinjalistkës rrugore në zona të caktuara, rrugët pa standardet e duhura, shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe veprime të papërgjeshme nga vetë shoferët në rrugë. I tillë është edhe veprimi i një të riu nga Hasi, i cili ka ndaluar makinën në mes të tunelit të Kalimashit dhe ka bllokuar rrugën. Rasti duket vërtetë shqetësues, pasi mund të bëhet burim aksidenti. Fotot janë dërguar në redaksinë tonë nga një qytetar, i cili nuk e fsheh indinjatën për një veprim të tillë të të riut si dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit të mos tregohet indiferente, para se të jetë tepër vonë…

Mesazhi i qytetarit:

Persh JOQ. Shiko qa bohet ne tunelin e kalimashit. I riu nga Hasi bllokon tunelin. Burim aksidenti. Ku jan shteti, duhet marr masa policore automatikisht ndaj ketij personi, gjob dhe heqje patente. Shikoni dhe targa e mjetit esht e shfaqur. Ju lutem hedheni sa me pare ta shikojn policia e shtetit shqiptar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here