Tërmet në PS/ Pas Berishës, SHBA shënjestron ‘Kupolën e PS’, kush e ka radhën për t’u shpallur ‘non grata’? –

0
157


Pas shpalljes non grata të Ish-kryeministrit Sali Berisha, mesa duket nën ‘shënjestrën e SHBA’ tashmë janë vënë edhe ‘personat më të afërt te Kryeministrit Edi Rama.

Ditët e fundit është vënë re një prezencë e shtuar e Ambasadores Amerikane Yuri Kim në selinë e SPAK. Kjo për shkak të kërkesës së prokuroëve special të cilët  janë ankuar se ka pasur ndërhyrje, ndikime dhe presione ndaj njerëzve dhe familjarëve të tyre prej personave që janë në listën e hetimit për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Këto ditë, pritet që të kemi një deklaratë të radhës së komunitetit ndërkombëtar, në prezencë edhe të ministrit të ri të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj “të paprekshmëve”.

Nëse do të vijojnë sërish ndikimet e presionet ndaj SPAK, mësohet se SHBA do të nisë një numër vendimesh ‘Non Grata’ pikërisht për zyrtarë të lartë të mazhorancës.

Bëhet fjalë për zyrtarë që janë në kupolën e lartë të shumicës qeverisëse, të cilët nuk u bënë ministra pikërisht për arsye të dosjeve të “rënda” që ekzistojnë ndaj tyre, e që janë objekt i hetimeve të prokurorëve specialë.

Madje njëri prej tyre, i cili nuk arriti të bëhet ministër dhe organizoi edhe një “revoltë” të vogël ndaj Edi Ramës, ka marrë përgjigje për ekzistencën e këtyre dosjeve.

Bëhet fjalë për Taulant Ballën, i cili largimin nga Elbasani dhe shkarkimin prej postit numër dy të PS-së e mori me djersë të ftohta, pikërisht ngaqë është në dijeni të ndëshkimit që po i afrohet.

Ndërkaq, korpusi i dosjes 184 të Dibrës, duket se është pjesë e këtyre hetimeve, e ka shumë gjasa që të kemi së shpejti një paraqitje të Damian Gjiknurit në prokurorinë speciale, por ende nuk dihet me ç’cilësi: atë të njeriut që ka dijeni për çështjen, apo të personit që është nën hetim.

Personi në fjalë është për dy çështje në radhën e hetimeve, si për lidhjet me dosjen 184, ashtu edhe për tenderin e Unazës së Madhe, i cili është pjesë e hetimeve, së bashku me kërkesën që KLSH-ja ka bërë ndaj Damian Gjiknurit në Prokurori.

E natyrisht në këtë listë janë Tom Doshi, por edhe Vangjush Dako, dy politikanët ‘Non grata’ të mazhorancës, ndaj të cilëve priten të hapen së shpejti dosjet nga Prokuroria Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Situata e fundit, ka shkaktuar një tërmet në ambjentet e “të paprekshmëve”, të cilët po e humbin dita- ditës fuqinë e tyre.

Kështu ndërsa Doshi ka nisur një konflikt shumë të ashpër me ortakun e tij në biznes, ish-deputetin e PD-së, Çim Babasi, çka po e dobëson rëndë situatën ekonomike e financiare të Tomës, Gjushit po i largohen njerëzit një e nga një. Hapja e dosjes së Lul Berishës dhe largimi përfundimtar i tij nga kryesia e PS-së, kanë krijuar kushtet e erozionit të terrenit pranë tyre…/Pamfleti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here