Tirane, makina bllokon rrugen e zjarrefikeses, policet e marin makinen ne krahe e spostojne

0
24

I njohur si qyteti me trafikun më të rënduar në vend, Tirana është njëkohësisht zona ku shoferëve i duhet të shpenzojnë para për të parkuar dhe durim për të gjetur një vend parkimi. Por, për të parkuar kërkohen edhe disa aftësi.

Një qytetar, ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania një video ku shihet se si një automjet ka parkuar aq keq në Astir saqë ka bllokuar rrugën për të kaluar automjetet e tjera, konkretisht një zjarrfikëse. Në videon që ilustrohet në vijim, shfaqen disa qytetarë të cilët mundohen të lëvizin automjetin në fjalë, pasi shoferi edhe pse kanë kaluar 10 minuta nuk shihet ende në vendngjarje.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ ALBANIA. Ka 10 minuta zjarrfikësja që do të kaloj dhe asnjë nuk mban përgjegjësi kur parkojnë keq. Ndodhemi në Astir. Ndoshta kujtohet i zoti makinës që ka parkuar keq se kanë dhe halle njerëzit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here