Tjetër vrasje trondit shtetin fqinj, burri vret gruan brenda në makinë dhe…

0
1619

Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë, kësaj herë në ishullin e Rodosit, ku një burrë ka qëlluar për vdekje me armë gjahu një mësuese. Sipas “Protothema”, vrasësi po priste brenda një makinë me qera gruan, e në momentin që kjo e fundit u fut në makinë, u qëllua për vdekje.

Pasi qëlloi 30-vjeçaren, autori ende i paidentifikuar, vrau veten në banesë. Mësohet se viktima kishte kërkuar që të ndahej por mesa duket kërkesa nuk është pritur mirë.

Vrasja brutale ndodhi para syve të shumë dëshmitarëve, të cilët njoftuan menjëherë Policinë për të ndaluar agresorin. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy fishekë nga arma e gjahut, ndërsa trupi i 30-vjeçares, identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije, është dërguar në morg për autopsinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here