Tragjike/ Adoleshenti vret prindërit e motrën, i nxjerr në rrjetet sociale dhe…

0
684

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Teksas të SHBA-së. Një 15-vjeçar ka vrarë me armë prindërit dhe motrën e tij më të vogël.

Arsyet e vrasje nuk dihen ende, por adoleshenti pas krimit të kryer, e postoi në rrjetet sociale ngjarjen makabre me trupat e vdekur të familjarëve.

Krahas fotove ai paralajmëronte se do të shkonte në shkollë dhe do të bënte të njëjtën gjë.

15-vjeçari vrau babanë e tij 63-vjeçar, nënën Janna Colburn, 53 vjeçe dhe motrën e tij Emma Colburn, 13 vjeçe.

Postimi i fotove vuri në alarm policinë, që i shkuan në shtëpi pak minuta pas krimit duke kërkuar dorëzimin e adoleshenti, i cili nuk lëshonte armën nga dora.

Për të mos rënë në prangat e policisë, 15-vjeçari Uilliam Colburn vrau edhe veten.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here