Tronditet Politika/ Merret vendimi bombë për Ish-Ministrin Fatmir Mediu, gazetarja Klodiana Lala jep detajet… –

0
42


Pas vendimit për rihapjen e hetimeve për dosjen Gërdeci, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje dhe ka parashikuar fatin e ish-ministrit Fatmir Mediu.

“Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit. Saida Dollani vendosi të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë dhe revokoi vendimin e Gjykatës së Lartë që kishte pushuar në 2009 çështjen penale ndaj Mediut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin e lartë ushtarak”, tha Lala.

Çfarë do të thotë ky vendim tani, si do të procedohet?

-Ligjërisht ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili u mor në 2009 si i pandehur, ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, pasi ky vendim i gjyqtares Dollani të zbardhet. Derisa Gjykata e Lartë të shprehet me vendim përfundimtar, nuk mund të rinisë gjykimi në Shkallën e Parë. Nëse z. Mediu nuk e ushtron të drejtën e rekursit, atëherë mund të nisë gjykimi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here