U bë i gjallë pas tetë muajsh, Trondit Pecorelli: Kalova tetë muaj në një komunitet priftërinjsh, në Shqipëri kam kryer krime!

0
949

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili u bë i gjallë pas tetë muajsh ka rrëfyer detaje nga inskenimi i zhdukjes së tij në Pukë, ku u gjet një makinë e e shkrumbuar dhe disa eshtra, me qëllim që ngjarja të bëhej sa më e besueshme. Ditën e sotme ai doli para prokurorëve dhe bëri një rrëfim tronditës, ku pranoi se ka kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh në Medjugorie të Bosnje- Hercegovinës. Madje ai pranoi se edhe në Shqipëri ka kryer krime. “Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’i bëjnë të ditura detajet”- tha Pecorelli në rrëfimin e tij tronditës, duke shtuar se nuk kishte asgjë për të fshehur.

Pecorelli gjithashtu shtoi:

Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer krime gjithsesi, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që e tregoj. Ajo që është e sigurt është se unë kurrë nuk do të jem sërish një sipërmarrës në Itali. Unë nuk kam patur kontakt me askënd muajt e fundit, të dashurit e mi më panë vetëm kur u ktheva nga ishulli Montecristo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here