Përsëritet ngjarja/ U pë*dhunua dhe drogua nga 7 persona, vajza nga Fushë-Kruja trondit vendin: Ata dolën nga burgu dhe më…

0
644

Përsëritet historia tronditëse e rrëmbimit dhe përdhunimit të adoleshentes nga Fushë-Kruja. Vajza në vitin 2019 është rrëmbyer, përdhunuar dhe droguar nga shtatë persona.

Adoleshentja ka treguar se historia e saj tronditëse është përsëritur sërish, pasi disa prej 7 personave të burgosur, u liruan. Vajza tregoi se dy persona e kanë rrëmbyer edhe njëherë tjetër, duke e droguar dhe përdhunuar.

“Më bënin presion gjatë gjithë kohës. Më ndiqnin kur dilja nga shkolla apo me motrën. Kam pasur kërcënime të njëpasnjëshme. Më kërkonin që të tërhiqja denoncimin për ata që kishin ngelë brenda në burg. Kanë qenë dy, njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje. Tjetrin nuk e njoh. Më çuan në një breg lumi ku më përdhunuan”, tregon ajo.

Vajza shton se kanë dashur që ta fusin në rrjetin e prostitucionit, por ka arritur që të shpëtojë, pasi është larguar menjëherë nga Shqipëria.

E pyetur nga gazetari se a ka bërë denoncim në polici për ripërsëritjen e ngjarjes së rëndë, e reja tha se “po”.

“I kam denoncuar, por që më kanë thënë shiko goce se duhet të shkosh te psikiatri se ke probleme mendore. Kur ke kaq shumë shqetësime, çfarë kërkon akoma në Shqipëri”, rrëfeu ajo.

Vajza tregoi se kur e kanë rrëmbyer e përdhunuar herën e dytë për 5-6 orë, i kanë thënë se “ajo është dita e saj e fundi”. Madje kanë marrë në video edhe familjarët e saj, e asaj i kanë thënë se do i vrasin mamin, babin e vëllanë.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here