VIDEO/ Legjenda e futbollit Pele tmerron me deklaratën: Gati të kthehem në fushë me Santosin!

0
235

Legjenda e futbollit Pele ndodhet prej javësh i shtruar në spital pas një operacioni të vështirë të kryer në zorrën e trashë.

80-vjeçari trishtoi gjithë botën e futbollit ku të shumta ishin reagimet për gjendjen e tij shëndetësorë.

Por për të qetësuar tifozët, ka menduar vetë Pele i cili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale duke qeshur e duke bërë shaka.

“”Miq, unë po dërgoj këtë video të bërë sot nga gruaja ime, për të ndarë gëzimin tim me ju. Unë jam i rrethuar nga dashuria dhe inkurajimi që më bëjnë të ndihem pak më mirë çdo ditë. Duke pedaluar kështu, do të kthehem së shpejti të luaj për Santosin. A nuk mendoni kështu?”, shkruan legjenda braziliane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here