Video/ Shpërthen Florian Marku, tenton të godasë kundërshtarin ukrainas gjatë konferencës për shtyp

0
362

Konferenca për shtyp e boksierit shqiptar Florian Marku para ndeshjes me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan është shoqëruar nga disa momente tensioni. Ukrainasi e ka provokuar Markun duke i thënë se ka bërë gabim që ka pranuar ndeshjen me të. Ndërkohë, kjo është mundësia e parë në karrierën e boksierit shqiptar për titullin. Sfida do të mbahet të shtunën në stadiumin e Tottenham në praninë e gati 70 mijë tifozëve. Prodan është mbajtës i titullit IBF në kategorinë Welterweight. Në rast fitoreje për shqiptarin do të jetë titulli i parë në karrierë në sportin e boksit. “Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej”-u shpreh Prodan gjatë konferencës, duke e acaruar kështu boksierin shqiptar i cili u ngrit ta godiste, por u ndal nga rojet e sigurisë.




Më pas Marku u shpreh:




Tipa si Prodan në Shqipëri ne i dërgojmë të blejnë gjëra në dyqan. Betohem në zot se kam pritur me padurim këtë rast dhe do t’u tregoj të gjithëve me grushtat e mi se Prodan e ka gabim. Nuk do të lejoj askënd që ta marrë këtë moment nga unë. Jam 100% i sigurtë se do ta mposht ne nokaut.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here