Vijojnë festat e shfrenuara me drogë e alkool në plazhet shqiptare. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur

0
392

Pas festës së shfrenuar në plazhin e Vilë-Bashtovës, turistë nga e gjithë bota kanë nisur festën në plazhin e Porto Novos. Më shumë se 150 turistë kanë mbërritur në këtë plazh për të festuar nën ritmet e larta të muzikës dhe alkoolit e drogës pa masë. Mësohet se festa e tyre quhet “Ileghal Techno” dhe ajo ka nisur që prej fillimit të shtatorit e deri më tani të pashqetësuar nga autoritetet në vendin tonë. Për “ReportTv” ata janë shprehur se zgjedhin Shqipërinë për shkak të faktit se janë ‘në mes të askundit’, ndërsa një tjetër thotë se në “Shqipëri çdo gjë është e mundur”.

Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë.
Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur.
Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi.
Ndërkohë një peshkatar i zonës shprehet se këta turistë nuk janë të zakonshëm si gjithë të tjerët që vijnë normalisht.

Këtu kanë ardhur njerëz normal zakonisht, tani së fundmi kanë ardhur këta, e shikojnë argëtimin ndryshe, me disko, me pije të ndryshme. Ishin tre diskoteka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here